Eshte e vertete qe makaronat integrale konsiderohen si pa shije, por neve kemi p…

Eshte e vertete qe makaronat integrale konsiderohen si pa shije, por neve kemi për detyre ti bejme të shijshme mezor 😂😂

Spaghetti integrale me qofte pule dhe pesto

1 gjoks pule, 1/2 qepe e vogel, 3-4 thelpinj hudhra, 2-3 luge galete, 1 tufe e vogel majdanoz, kripe dhe piper. Grijmë mishin në mikser. E shtojme tek tasi. Grijmë dhe qepen, hudhrat e majdanozin bashke( kujdes te grihen imet Por jo si uje), dhe i perziejme me mishin. Shtojme vezen, galeten, kripen dhe piperin. Dalin pak te buta, ndaj duhet ti lyejme duart me pak vaj kur ti formojme. Bejme thoptha të vegjel. I shtojme në nje tigan qe nuk ngjit me 1 luge vaj ulliri dhe i skuqim nga te gjitha anet. Ndërkohë qe skuqim qoftet ziejme makaronat sipas pershkrimit në paketim. Për dy persona diku 160 gram makarona. Pasi qoftet jane gati shtojme 2 garuzhde uje nga ai i makaronave. I Mbyllim me kapak dhe i lëmë të ziejne disa 3-4 min. Kalojme makaronat tek qoftet dhe i perziejme. 30 sekonda para se ti fikim shtojme nje luge gjelle plot me pesto borziloku. Miksojme sa te aromatizohen.

Super të shendetshme, dhe te shijshme. Duke qene integrale japin vetoën e ngopjes shpejt dhe mbajne te ngopur gjate. Ndaj provoni ti gatuani për në pune me vete ose për syfyr.

Tju bejne mire nqs I provoni!

Leave a Comment

Your email address will not be published.